Beppe Marotta thotë se në karrierën e tij 22 vjeçare si drejtor, ai nuk e ka shkarkuar asnjë trajner.

U fol shumë se Liga e Kampionëve është vendimtare për  trajneri aktual të Interit, Luciano Spalletti,.


"Spalletti është konfirmuar. Nuk mund të flasim për punën e tij së është në rrezik".

"Në 22 vitet e mia si drejtor i Serie A në tre klube si Atalanta, Sampdoria dhe Juventusi, unë kurrë nuk kam shkarkuar asnjë trajner".

spalletti marotta 1

"Ju duhet të keni kushte të veçanta për të shkarkuar një trajner dhe këtu ato kushte nuk ekzistojnë. Spalletti do të qëndrojë me ne".

"Liga e Kampioneve vendimtar për të ardhmen e tij? Ka disa objektiva që duhet të arrihen. Pas kësaj ne do t'i bëjmë konsideratat tona".

"Kultura e fitores duhet të përmirësohet këtu", ka deklaruar Marotta. /Telegrafi/

telegrafi sport app