LAJMI I FUNDIT:

Marmelatë me petale trëndafili

Marmelatë me petale trëndafili

Marmelata me petale trëndafili është shumë delikate, e përshtatshme për të shoqëruar djathin e freskët, sidomos atë të dhisë ... është një kombinim shumë befasues.

Trëndafilat e përdorur (si në rastin e të gjitha luleve) nuk duhet të jetë të trajtuar me kimikate.

Jo të gjitha trëndafilat janë të përshtatshëm për këtë marmelatë. Nuk bëjnë trëndafilat kacavjerrës dhe nuk duhen zgjedhur trëndafila të verdhë ose portokalli sepse ngjyra e marmelatë s duhet të jetë e kuqe e thellë.
Merrni trëndafila të bardhë të kuq dhe rozë.

Përbërësit


* 300 g petale trëndafili
* 500 g sheqer
* 1 limon
* 300 ml ujë

Përgatitja:

Lajini petalet një nga një dhe thajini. Eliminojani pjesën e bardhë në fund të petaleve, grijini dhe përziejini me një pjesë të sheqerit.

Mbulojeni enën dhe lëreni të pushojë për dy ditë.

Pas dy ditësh, shkrini sheqerin me ujin në një tenxhere dhe shtojini petalet e copëtuara dhe lëngun e limonit.

Vërini të ziejnë për 40 minuta në zjarr të ngadaltë.

Masën, menjëherë sapo të hiqni nga zjarri, futeni nëpër kavanoza të vegjël.

Mbyllini mirë dhe marmelata është gati. /Telegrafi/