LAJMI I FUNDIT:

Marka Geometry e Geely do ta përdorë HarmonyOS-in e Huawei për veturën e radhës

Marka Geometry e Geely do ta përdorë HarmonyOS-in e Huawei për veturën e radhës

Geometry është një markë relativisht e re e veturave elektrike nga Geely e cila po tërheq vëmendje të madhe, veçanërisht në tregun kinez.

Kompania sapo e konfirmoi në Weibo se vetura e saj e ardhshme do të fuqizohet nga softueri i unifikuar i Huawei, HarmonyOS, raporton ArenaEV.


Postimi në Weibo nuk zbuloi shumë detaje në lidhje me veturën në ardhje përpos një pamje që lë të kuptohet se në mes do të ketë një ekran të madh info-argëtues pranë timonit, përcjell Telegrafi.

Mund të jetë një version i njërit prej modeleve ekzistuese ose mund të jetë një veturë komplet e re.

Përdorimi i një telefoni të mençur Huawei padyshim se do të jetë një avantazh pasi që ofron një përvojë sinkronizimi të menjëhershëm posa të futeni në veturë.

Huawei së fundmi vendosi një softuer të ri në telefonat e saj dhe tani mbështet lidhje me 12 lloje të pajisjeve, duke përfshirë këtu printerët, syzet e mençura, dhe padyshim edhe veturat. /Telegrafi/