Mark Zuckerberg pretendon se imazhet e tij të ku shfaqej me fytyrën e mbuluar me krem dielli ishin pjesë e një përpjekjeje të dështuar për t’u maskuar nga fotografët ndërsa bënte sërf në Hawaii.
Fotografitë e shefit të Facebook-ut të bëra në korrik të vitit të kaluar ndezën një valë të shakave në internet nga përdoruesit e Twitter-it të cilët e quajtën atë ‘mumje e sërfit’ dhe sugjeruan që ai kishte marrë këshilla të modës nga një gjarpër.
Tani Zuckerberg ka pohuar se ai ‘vendosi një ton kremi dielli në fytyrën e tij’ në një plan që ‘dha efekt’ për të mos u njohur. Miliarderi i teknologjisë tha se ishte ‘i lumtur që i dha internetit disa të qeshura’ si rezultat, shkruan DailyMail.
Duke folur gjatë një lidhje direkte në Instagram me CEO-n e Instagramit, Adam Mosseri, ai tha: “Unë me të vërtetë duhej ta kisha menduar atë edhe më shumë”.
“Kam vërejtur se ishte një djalë paparac që na ndiqte dhe, kështu që unë isha si: ‘Oh unë nuk dua që ai të më njohë kështu që ju të dini se çfarë do të bëj? Thjesht do të vendos një ton krem dielli në fytyrë’”, tha ai.
“Delta midis asaj se sa bukur mendoni se dukeni dhe fotografisë më të keqe që një paparac mund të bëjë është shumë qesharake”, shtoi shefi i Facebook-ut.
“Askush nuk ka nevojë të vërë aq shumë krem dielli. Nëse dikush dëshiron të postojë një meme të kremit kundër diellit, është mirë. Jam i lumtur që i jap internetit disa të qeshura”.
“Jam i lumtur që njerëzit mund të qeshin për këtë. Unë qesh për këtë dhe mendoj se është shumë qesharake”.
Në kohën kur u realizuan fotografitë, Zuckerberg u krahasua në internet me personazhin e “Joker”.
Zuckerberg ka folur më parë për fotografitë e publikuara në shtator të vitit të kaluar, por nuk arriti të përmendte përpjekjen për tu maskuar atëherë.
Sipas një Q&A (pyetje dhe përgjigje) të rrjedhur me punonjësit, ai tha: “Unë nuk jam një person që jam nën iluzionin se dukem veçanërisht i ftohtë në çdo moment me atë që po bëj”.
“Unë nuk do të kërkoj falje për vënien e shumë kremit kundër diellit. Unë mendoj se kremi kundër diellit është i mirë, dhe qëndroj pas kësaj”, shtoi ai.
Mosseri dhe Zuckerberg gjithashtu diskutuan fëmijët e tyre, të ardhmen e Instagramit dhe inovacionet tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Pesë gjërat që duhet t’i dini për gruan e Khabib, Patimat Nurmagomedova - të cilën sportisti e mban larg rrjeteve sociale
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos