Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë merr vëmendje me secilin veprim që bën.

Edhe në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, duke përçuar kështu energji pozitive përmes postimeve të ndryshme.


Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Marina ka publikuar disa fotografi tërheqëse për 1.3 milion ndjekësit e saj.

E veshur me fustan të zi, bukuroshja bionde i ka bashkangjitur dukjes edhe një makijazh me shkëlqim. Flokët ka vendosur që kësaj here t’i bëjë të lakuara, e ti lë të lira mbi supe, ndërsa shiheshim më voluminoze.

Këto postime u pëlqyen në masë të madhe, duke marrë komente pozitive nga fansat e saj.

Përndryshe, Marina tashmë është pjesë e emisioni ‘Klaniformia’, për të cilin ka informuar se është në fund të sezonit. /Telegrafi/