Marina Vjollca po vazhdon ende punën me emisionin “Klanifornia”, ndërkohë që është në pritje të fëmijës së parë.

Bukuroshja e ekranit ka realizuar së fundin disa fotografi mahnitëse, duke theksuar barkun e rrumbullakosur në fustani e ngushtë dhe të shkurtër.


Ishte vet Marina që ka sjell imazhet e postuar në llogarinë e saj të Instagamit që numëron 1.4 milionë ndjekës.

marina vjollca 242225293 190785709707720 3146457057967152587 n Foto: Marina Vjollca/Instagram

Në një fustan me ngjyrë vjollcë të lehtë, grim të theksuar të kombinuar me aksesor, prezantuesja dukej plotë shkëlqim dhe atraktive.

marina vjollca 242367182 4495911767098907 3763628504761657785 n Foto: Marina Vjollca/Instagram

“Prekjet e diellit. Mirëmëngjesi të gjithë”, ka shkruar në mbishkrim prezantuesja.

Kujtojmë që Marina prej vitesh është e martuar me reperin nga Kosova, Getoar Selmi, çifti shumë shpejt do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë.

marina vjollca 242230917 863978637592047 7730203089641803591 n Foto: Marina Vjollca/Instagram

Kujtojmë që në anën tjetër edhe reperi po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore, kënga e tij e fundit “Andiamo” erdhi në bashkëpunim me Stinen. /Telegrafi/