LAJMI I FUNDIT:

Marina kolumbiane sekuestron 2.000 kilogramë kokainë, transportohej me nëndetëse – publikohen pamjet e aksionit për kapjen e drogës

Marina kolumbiane sekuestron 2.000 kilogramë kokainë, transportohej me nëndetëse – publikohen pamjet e aksionit për kapjen e drogës

Marina kolumbiane ka arritur të sekuestroj një nëndetëse të narko-kartelëve në brigjet e Paqësorit, brenda të cilës gjeti drogë në vlerë prej 70 milionë dollarëve.

Bëhet fjalë për kokainë që peshonte hiq më pak se 2.000 kilogramë, dhe që u kap nga ushtria kolumbiane që kishin vërejtur nëndetësen duke lundruar, transmeton Telegrafi.


Me të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, rojet bregdetar në koordinim me marinën e ushtrisë së këtij vendi – iu vunë pas nëndetëses të cilën në një moment e ndalin.

Brenda saj autoritetet e rendit gjetën tre persona dhe rreth 2.000 pako të vogla që ishin mbushur me “pluhur” të bardhë.

Pamjet e publikuara më poshtë janë të ngjashme me skenat e filmave aksion të Hollywood-it, ku narko-kartelët bëjnë të pamundurën që të transportojnë mallin e tyre në destinacion. /Telegrafi/