Marina, e mrekullueshme në pozat e reja

Ndërkohë që vazhdon me punën e saj, Marina Vjollca nuk heziton të shpërndajë fotografi në rrjetet sociale, ku numëron fansa të shumtë. Moderatorja e njohur ka mbi 1.2 milion ndjekës në Instagram, ku publikon imazhe nga jeta e saj profesionale dhe personale.
Gjatë të shtunës, ajo e ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet e mrekullueshme.
Prezantuesja ka të veshur një fustan të gjelbër, i cili është i hapur në pjesën e këmbës, ndërsa ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime brenda një ore. Këtë veshje, ajo e ka zgjedhur për emisionin e saj televiziv, në të cilin padyshim se i kushton vëmendje të madhe dukjes së saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/02/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
































































