LAJMI I FUNDIT:

Marihuana, substanca narkotike më e kërkuara nga të rinjtë në Kosovë

Marihuana, substanca narkotike më e kërkuara nga të rinjtë në Kosovë

Marihuana mbetet substanca më e kërkuar nga të rinjtë. Brenda një periudhe tetë mujore Policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të marihuanës brenda objekteve shkollore.

Janë nxënësit përdoruesit më të mëdhenj të drogave dhe ata të moshës nën 16 vjeç. Vetëm brenda tetë muajsh janë arrestuar 152 nxënës të shkollave të mesme në tërë vendin.


Policia në këto aksione që ka ndërmarrë në shkolla dhe në afërsi të tyre ka konfiskuar edhe një sasi të konsiderueshme të drogës.

“Gjatë kësaj periudhe gjithsej janë konfiskuar 63 gramë marihuanë brenda objektit, 97 gramë marihuanë në oborr të shkollës dhe 4 kilogramë e 50 gramë marihuanë ne afërsi të shkollave. Në kuadër të planit operativ ( lokacione tjera) dhe në perimetrin e sigurisë 350 metra por që nuk kanë të bëjnë me shkollat janë konfiskuar, 12 kilogramë e 230 gramë marihuanë, 24 kilogramë 775 gramë mariuhanë në kuadër të Planit Operativ”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për KosovaPress.

Ajo që mbetet shqetësuese është mosha e përdoruesve të këtyre drogave që kryesisht janë të rinj.

Safet Blakaj, udhëheq në Qendrën Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, e cila merret me rehabilitimin e përdoruesve të narkotikëve.

Sipas tij, vitin e fundit mosha mesatare e përdoruesve të narkotikëve ka rënë në 16 vjet për dallim që para disa vitesh ka qenë 21 vjeç.

“Ne e kemi përcjellë gjatë viteve se sa po bie apo po rritet mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave. Kohët e fundit, pra vitin e fundit ajo moshë ka rënë dukshëm pra 16.2 vjeç, që do të thotë se kjo është mosha mesatare kur fillojnë përdorimin e drogës klientët të cilët paraqiten në qendrën tonë  e që kërkojnë trajtim ose ndonjë lloj ndihme tjetër. Nëse këtë shifër e krahasojmë me vitin 2007 është shumë një ndryshim i madh ose rënie e madhe e moshës së fillimit të përdorimit të drogave, për shembull në atë vit ka qenë diku 21 vjeç, kjo është një rënie e madhe. Pra, mund të them që ka rënë dukshëm dhe mendoj që përfundimisht ma nuk ka ku të bie më shumë. Natyrisht ka edhe raste të cilat janë edhe  12 vjeç edhe pse janë raste të rralla”, tha Blakaj për KosovaPress.

Ai tregon edhe për lloje të substancave narkotike që përdoren më shumë nga të rinjtë.

Sipas tij, ka rënie të përdorimit të heroinës, duke e cilësuar këtë si diçka të mirë, ndërkohë që thotë se është brengosëse rritja e përdorimit të kokainës, veçmas në kryeqytet.

“Është e stër-tepruar përdorimi i marihuanës, posaçërisht tek të rinjtë ose tek ata nën moshë që ne i quajmë nën 18 vjet, kjo është tepër shumë dhe kjo na bënë të ndihemi të shqetësuar…. Në kuadër të këtyre drogave është edhe kokaina që tashmë këto dy vitet e fundit është duke u përdorur shumë e posaçërisht këtu në kryeqytet dhe ka një rritje të numrit të tyre që paraqiten për trajtim. Natyrisht se ata që përdorin kokainë shumë rrallë paraqiten për trajtim, sepse mendojnë që nuk kanë probleme. Mirëpo, disa prej tyre kur fillojnë ta bëjnë këtë për çdo ditë atëherë sigurisht që kanë problem. Droga të tjera janë edhe droga të cilat tek ne janë të reja, le të themi që është goxha e përdorshme këtu, posaçërisht në kryeqytet”,  tha Blakaj.

Për përmirësimin e gjendjes Blakaj rekomandon që institucionet e vendit të punojnë më shumë me programe parandaluese.

Dukuri shqetësuese përdorimin e drogës nga të rinjtë e konsideron edhe Avokati i Popullit.

Zëvendësja Avokatit të Popullit, Edona Hajrullahu, ka thënë se në raportin që ata e kanë publikuar flitet edhe për moshë më të re se 16 vjeç, kur të rinjtë fillojnë përdorimin e substancave narkotike.

“Rekomandimet kanë qenë kryesisht që të ofrohen shërbime më cilësore jo vetëm për personat përdorues të substancave narkotike, po edhe të vetë familjarëve të cilët kanë fëmijë që janë viktima të përdorimit të substancave narkotike…. Arsyeja se pse ne e konsiderojmë ne që ky fenomen ka filluar të bëhet shqetësues është vetë fakti që mosha mesatare e përdoruesve të drogës nga viti 2017 ku mosha mesatare ka qenë diku tek 21 vjeç, tashmë mosha mesatare është 16 vjeç. Do të thotë neve kemi raste të fëmijëve të cilët do të thotë fillojnë përdorimin e substancave narkotike që me 12 vjeç”, tha ajo.

Edhe institucionet e Kosovës kanë shprehur gatishmëri për të parandaluar këtë dukuri negative.

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesit kryesor të institucionet e sigurisë duke kërkuar angazhim shtesë për luftimin e narkotikëve në shkolla.

Haradinaj është shprehur i përkushtuar që të rrisin luftën kundër dukurive negative, me theks të veçantë luftën kundër narkotikëve në shkolla dhe afër tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori