LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Ndërmjetësimi duhet të lehtësojë gjykatat

Mariçiq: Ndërmjetësimi duhet të lehtësojë gjykatat

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në fjalimin e tij në konferencën “Ndërmjetësimi – për një kulturë të re në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” tha se ndërmjetësimi si një mënyrë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve duhet të lehtësojë gjykatat nga grumbullimi i rasteve.

Sipas Ministrit, Ligji i ri për Ndërmjetësimin, i cili tashmë ka kaluar procedurën qeveritare, do të forcojë më tej rolin e ndërmjetësuesve dhe do të rrisë besimin e palëve në procedurë.


“Statistikat tregojnë se numri i përgjithshëm i ndërmjetësimit nga viti 2007 deri në 2016, nuk arrin as te numri treshifror, por nga viti 2017 fillon të vërehet dallimi i madh. Vetëm në vitin 2020 ndërmjetësimi ka arritur në 1943 raste në regjistrin e shënimeve të procedurave për ndërmjetësim në Ministrinë e Drejtësisë, të cilat për 65% ose 1275 kanë përfunduar me marrëveshje.

Qëllimi i Ministrisë për Drejtësi është që të risë këtë përqindje, ndërsa Maqedonia e Veriut të jetë lider rajonal kur bëhet fjalë për për kontestet e zgjidhura në rrugën e ndërmjetësimit”, tha Mariçiq.

Në fjalimin e tij, Ministri theksoi rëndësinë e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve dhe se ndërmjetësimi mund të sjellë padyshim shumë përfitime për një shoqëri: zgjidhje më të shpejtë, kosto dukshëm më të ulëta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por edhe një gjyqësor i lehtësuar./Telegrafi/