Gazeta britanike, Daily Mail, ka intervistuar ish prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila kishte akuzuar kohë më parë vet misionin që e angazhoi për korrupsion të brendshëm.
Më poshtë mund ta lexoni të gjithë intervistën dhe shkrimin e bërë në Daily Mail:
15 vjet pas konfliktit, Kosova mbetet një regjion pa ligj, me gangsterë, politikanë të korruptuar dhe kriminel të luftës që kërcënojnë integritetin e kufijve të BE-së.
Avokatja britanike Maria Bamieh iu dha mundësia që të ndihmojë Kosovën në luftën ndaj korrupsionit, transmeton Klan Kosova.
Por Bamieh, vështirë të ketë ditur se shumë shpejtë do të fillonte një hetim për korrupsion ndaj vetë kolegëve të saj – ose që ajo do të largohet menjëherë nga zyra e saj.
Tani, gjashtë vjet pasi pranoi punën, 55 vjeçarja është shprehur se EULEX, ka dështuar që t’i ndjek penalisht dhe në vend të kësaj u ndëshkua ajo pse e tha të vërtetën haptas.
“Kam qenë subjekt e një fushate të viktimizimit dhe karriera ime me EULEX-in ka mbaruar”.
“Në këtë pikë ngriten shumë pyetje për EULEX-in dhe atë se çfarë ky mision ka arritur në këtë gjashtë vjet të ekzistencës së tij dhe sa i ka kushtuar BE-së dhe taksapaguesve britanik”.
“Paratë tona po shkojnë në një mision shumica e stafit punojnë punë të pjesshme, e paguhen me pagë të plotë. Ata largohen të enjten ose të premten në mëngjes, shkojnë në shtëpi dhe rikthehen të hënën në mbrëmje ose të martën në mëngjes”, ka thënë Bamieh për Daily Mail.
Shqetësimi i saj ka tronditur jo vetëm njësinë anti – korrupsion, që deri tani ka shpenzuar 750 milionë euro të BE-së, por nëse akuzat e saj qëndrojnë atëherë BE-në do e përfshinte një skandal i madh korrupsioni.
Veçse ekziston një hetim zyrtar i BE-së për këtë çështje. Shqetësimet e Bamieh kishin arritur kulmin gjatë një hetimi ndaj një shërbyesi të lartë civil në ministrinë e shëndetësisë në Kosovë.
Ilir Tolaj, ishte arrestuar dhe u mbajt në burg pas akuzave që ai kishte kërkuar ryshfet nga kompanitë farmaceutike në këmbim të kontratave zyrtare. Ai kishte kontrabanduar edhe një telefon në qelinë e tij.
“Kisha urdhër të gjykatës për t’ia ndërprerë telefonatat pasi që ai nuk lejohej të ketë telefon. Ne i monitoronim telefonatat”, ka thënë Bamieh.
Si rezultat, të mbledhurat e muajit maj dhe qershor në vitin 2012, ishin shqetësuese.
U bë e qartë se Tolaj kishte marrë telefonata nga njerëz ndërmjetës në mes të tij dhe gjykatësit italian, Franceso Flori, i cili ishte i deleguar i EULEX-it, si dhe shefi i Bamieh, kryeprokurori çek, Jaroslava Novotna.
Ndërmjetësi i kishte thënë Tolajt se gjykatësi italian “do të bënte çdo gjë për ta ndihmuar atë (pra Tolajn), pasi ai meriton të merr këtë ndihmë”.
Bamieh u shqetësua kur kuptoi që edhe ajo vet ishte subjekt i këtyre diskutimeve ilegale. U mësua se gjykatësi italian iu kishte referuar asaj si “person i vështirë” dhe Flori kishte sugjeruar se do e zëvendësonte Bamieh.
Të dy burrat e akuzuar, e kishin korruptuar gjykatësin italian.
“Ata më thanë që i kanë dhënë para Florit dhe një nga familjarët bëri një deklaratë se si ai kishte shkuar në Shqipëri së bashku me avokatin e tij për të negociuar më Florin dhe atyre u kishin thënë se 300 mijë euro janë të mjaftueshme që njëri nga të akuzuarit të lirohet”.
“Por kur raportova se çfarë kishte ndodhur, ajo që u ndëshkua isha unë. U bëra subjekt për një seri hetimesh për gjëra të parëndësishme siç ishte parkingu i veturës. Në realitet, asnjëri nuk u hetua”, u shpreh Bamieh.
Përfundimisht ajo shkoi në një televizion kosovar dhe i shpalosi pretendimet e saj.
Ky mision i BE-së e akuzon atë për shpërndarjen e dokumenteve zyrtare në media, akuzë të cilën Bamieh e mohon.
“Shkova në media pasi historia doli në shesh dhe doja që emri im të pastrohet”.
EULEX ka publikuar një hetim të ri dhe Shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, ka dërguar një avokat për ta mbikëqyrur hetimin.
“Për hir të Zotit, atyre u duhet që ta marrin një avokat që të thotë se si një mision kundër korrupsionit duhet të ballafaqohet me korrupsion. Ata supozohen të jenë shembull për një mision ligji”, është shprehur Bamhie.
Eurodeputeti i partisë laburiste për Anglinë Lindore, Richard Howitt, ka thënë se ka takuar zyrtarë të lartë evropian për këtë çështje.
“Këto akuza janë të besueshme dhe shumë serioze. BE-ja duhet të ketë tolerancë zero për korrupsionin. Mariah Bamieh është lënë shumë keq në baltë”, është shprehur Howitt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri