Margot Robbie u bë e famshme në saje të filmit "Wolf of the wall street".

Kjo ka bërë që të merr shumë oferta për filmat hollivudian dhe një të tillë është duke e realizuar me regjisorin Quentin Tarantiono.


“Once Upon a Time in Hollywood”, titullohet filmi i regjisorit të famshëm i cili ka mbledhur ajkën e industrisë së filmave.

amr 1

Krahas Robbiet në këtë projekt do t'i shohim edhe Brad Pittin dhe Leonardo DiCaprion.

Filmi tregon historinë e vrasës të tmerrshëm, Charles Manson, i cili krimet i kryen në saje të ndihmës së familjes.

Robbie luan rolin e aktores së vrarë Sharon Tate, e cila u vra nga kriminelët në muajin e nëntë të shtatzënisë.

amr 2

Kjo ka bërë që aktoren ta shohim në formë të grave të shtatzëna dhe po duket shumë tërheqëse.

Ndryshe, filmin pritet ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave më 9 gusht të vitit të ardhshëm, datë që korrespondon me 50 vjetorin e vrasjes së Tates. /Telegrafi/

amr 3

amr 4

amr 5

amr 6

amr 7

amr 8

amr 9

amr 10

amr 11