Kontrata e 33-vjeçarit gjerman Marco Reus me Borussia Dortmund skadon pas disa muajsh dhe ai mund të vazhdojë karrierën te Manchester United.

Edhe pse u spekulua se Reus mund t'i bashkohej Cristiano Ronaldos në Saudi Al-Nassr, u tani ka interesim nga Anglia.


Bëhet fjalë për Manchester United, trajenri i të cilëve ka folur tashmë me agjentët e futbollistit gjerman Dirk Hebel dhe Darren Freeman.

uid bc10729807de5137d5002cde3bdf62441645387751732 width 1200 play 0 pos 0 gs 0 height 678 marco reus fot getty images

Reus do të shkonte te Man United falas, me një pagë javore që thuhet se kalonte 250,000 euro.

Futbollisti me eksperiencë ka pasur probleme me lëndime gjatë karrierës së tij në Dortmund dhe ka vetëm 354 paraqitje, ku ka shënuar 148 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app