Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, ka shfaqur mbështetjen e tij ndaj fushatës ‘Black Lives Matter’ ('Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi') gjatë ndeshjes së të dielës kundër Eibarit.

Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e tyre të parë pas rikthimit të La Ligas, ndërsa braziliani ishte njëri nga golashënuesit.


Mbretërit e gjetën tri herë rrjetën brenda 37 minutash, ndërsa Marcelo e shënoi pikërisht golin e tretë.

Dhe pasi shënoi, 32-vjeçari festoi duke u ulur në gjunjë që është edhe simbol i solidariteti në kuadër të fushatës kundër racizmit.

Pas triumfit, Real Madridi i është afruar sërish Barcelonës në dy pikë, në garën për titullin e La Ligas. /Telegrafi/

telegrafi sport app