LAJMI I FUNDIT:

Maraj flet për planet e Prishtinës për sezonin e ri

Maraj flet për planet e Prishtinës për sezonin e ri
(Foto: KP)

Klubi i basketbollit Prishtina po e pret me shumë entuziazëm fillimin e edicionit të ri garues të Superligës së Kosovës. Kryetari i klubit, Burim Maraj, ka thënë se gjatë katër muajve të fundit është bërë një punë e madhe në riorganizimin e klubit duke sjellë emra që i kanë dhënë shumë basketbollit në të kaluarën, si Edmond Azemi, Ferid Zekolli dhe Shkumbin Ejupi.

“Kemi bërë shumë punë brenda këtyre tre, katër muajve, nuk jemi ndalur. Kemi krijuar një bord të ri me persona të cilët kanë ndikim qoftë në jetën publike qoftë në jetën sportive. Kemi bërë një udhëheqësi të mirë të klubit po ashtu”.

“Udhëheqësia e klubit është e përbërë prej njerëzve të cilët e duan basketbollin, të cilët kanë kontribuar në basketboll shumë kohë. Kemi Ferid Zekollin si nënkryetar, Shkumbin Jakupin si nënkryetar i dytë….Po ashtu e kemi Edon (Edmond Azemin) si përforcim, përforcim jashtë sallës edhe është drejtor gjeneral…edhe me Anten i cili është një trajner që me sa kam parë deri më tani është një trajner ambicioz, një trajner shumë serioz dhe po besoj që më gjithë këtë ekip do të bëjmë punë të mira për klubin aty ku e ka vendin klubi, besoj që të jemi edhe sivjet”, ka thënë Maraj për KosovaPress.


Maraj bëri të ditur se klubi që ai e drejton ka gjetur një stabilitet financiar dhe se këtë e ka mundësuar ligji për sponsorizime që i ka ofruar bizneset shumë më afër sportit.

“Puna me financa është duke shkuar mirë. Përmes ligjit për sponsorizime është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset të cilët duan të kontribuojnë në basketboll pa e dëmtuar veten edhe të përfitojnë nga marketingu që mund ta jep klubi ynë si klubi më i trofeshëm në rajon. Unë mendoj që do të jemi në pozitë shumë të mirë financiare dhe menaxheriale…”.

“Ne e dimë që bizneset kanë dhënë para, kanë kontribuar në sport pa ndonjë kthim të veçantë përveç pjesës së marketingut por kjo tani me ligjin e sponzorizimeve që një vit e më shumë është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme për klubet që të përforcohen jo vetëm në pjesën e ekipit edhe lojtarëve por edhe në pjesën tjetër që është shumë e rëndësishme e menaxhimit”, ka shtuar ai.

Prishtina gjatë afatit kalimtar veror është përforcuar me disa basketbollistë të rinj dhe Maraj thotë se me përbërjen aktuale, klubi do të synojë që të luftojë për titullin kampion në Kosovë por edhe në Ligën Ballkanike.

“Kemi pasur disa lojtarë që vetëm i kemi bërë publik. Lojtarë të kalibrit profesional, shumë të mirë. Po besojmë që këtë e kemi bërë në bashkëpunim me trajnerin tonë gjithmonë. Ka prurje të reja, janë disa të cilët kanë qenë lojtarët tonë kulminant, por unë po besoj që do të prodhojmë një ekip që do të jetë kompakte, serioze dhe pretendente për Ligën Ballkanike dhe për Ligën e Kosovës”, është shprehur Maraj.

Gjithnjë sipas tij, ligji për sponsorizime iu ka krijuar mundësi edhe klubeve të tjera që të investojnë në përforcimin e radhëve të tyre me lojtarë të rinj, andaj në sezonin e ri pritet një konkurrencë dhe një luftë e madhe në Superligën e Kosovës.

“Konkurrenca është shumë e madhe që është një gjë shumë e mirë për basketbollin edhe për ata që e duan basketbollin. Iu ka dhënë mundësia përmes ligjit iu ka dhënë mundësia edhe klubeve të vogla që përmes bizneseve të cilat i kanë në vendin ku operojnë të kenë një mbështetje më të madhe edhe përmes kësaj mbështetje është rritur edhe cilësia edhe e menaxhimit por edhe cilësia e ekipeve kështu që presim një vit shumë interesant”, ka thënë kreu i klubit kryeqytetas.

Krejt në fund, Maraj nuk pranoi të veçojë ndonjë klub që mund të shihet si rival i Prishtinës për titullin kampion duke thënë se është shumë herët për t’u thënë një gjë e tillë për shkak se të gjitha ekipet kanë bërë përforcime të mira.

“Nuk do të kisha veçuar. Të gjitha janë përafërsisht, tash është shumë herët edhe për të vlerësuar por po mendoj që të gjitha kanë pasur përforcime të mira dhe nuk kisha për ta veçuar asnjë”, ka theksuar Maraj në fund.

Ndryshe, nga data 30 gusht deri më 10 shtator, KB Prishtina do të zhvillojë një kamp stërvitor për grupmoshat e reja në Kosovë në një bashkëpunim me klubin spanjoll, Real Madrid.

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori