LAJMI I FUNDIT:

Maqedonisë i duhet strategji shtetërore për mbrojtje nga krimi kibernetik

Maqedonisë i duhet strategji shtetërore për mbrojtje nga krimi kibernetik

Në mbështetje të BE-së, në vend po mbahet trajnimi simulues kundër krimit kibernetikë. Qëllimi është që të vendosen lidhje më të afërta mes bashkësive profesionale dhe hulumtuesve të krimit kibernetik, hulumtues financiar,personat përgjegjës për siguri kibernetike.

Ekspertët rekomandojnë që institucionet të punojnë të gjithë së bashku në këtë drejtim me qëllim që rezultatet të jenë më të mira, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Qëllimi është që të kyçen më shumë institucione të cilat punojnë në këtë fushë siç janë agjencia e inteligjencës, policia financiare, prokuroritë, drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe institucione tjera me qëllim që të gjithë të punojnë së bashku. Ditëve në vazhdim delegatët do të njoftohen me më shumë aktivitet lidhur me krimin kibernetik, dhe do të punojnë së bashku në një simulim në të cilën do ti shfrytëzojnë njohuritë e të gjithëve në këtë grup”, tha eksperti Nigel Jones.

Në trajnim do të marrin pjesë hulumtues për krimin kibernetik, specialistë për fronezikë digjitale, inspektorë financiarë, prokurorë, Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale, si dhe përfaqësues nga sektori privat – ISP.

Trajnimin do ta koordinojë një ekip multinacional i ekspertëve nga Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar./Telegrafi/