LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të merr hua të re milionëshe

Maqedonia do të merr hua të re milionëshe

Qeveria e Maqedonisë ka planifikuar për sot që të merr një hua të re prej 75 milionë euro nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

54 milionë euro duhet të sigurohen përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë me afat prej një viti, kurse 21 milionë tjera të sigurohen përmes letrave shtetërore me vlerë me afat prej 15 viteve.


Të nesërmen shteti duhet kthejë borxh prej 75 milionë eurove. Në përmbyllje të vitit 2016, borxhi publik i Maqedonisë është 50.1% e Bruto Prodhimit të Brendshëm, ose mbi 4.7 miliardë euro./Telegrafi/