Rritja natyrore e popullsisë gjendet në kufijtë më dramatikë të mundshëm. Nëse në vitin 2012 Maqedonia numëronte 2.022.547 banorë, me uljen e vazhdueshme të numrit të tyre brenda vitit 2020 llogaritet të ketë 211.538 njerëz më pak, ose e shprehur ndryshe – numri i përgjithshëm i popullsisë të jetë 1.596.000 banorë.
Kjo shpjegohet me shkallën e reduktimit të nxënësve të shkollave të ciklit të ulët dhe të mesëm prej 2.5 për qind çdo vit, shkruan gazeta KOHA. Situata alarmante me uljen e vazhdueshme të numrit të nxënësve ka kulmuar vitin e kaluar, ku për herë të parë shënohet rritja negative e popullsisë me 601 njerëz më pak. Prognoza e errët për Maqedoninë shtrihet edhe në aspektin rajonal.
“Kryeqytetet e ardhshme” supozohen të jenë – Rajoni i Shkupi dhe Tetova, si zonat e vetme ku do të vijojë rritja pozitive e numrit të popullsisë, ndërsa “zhdukja” u kërcënohet qyteteve si Manastiri, Prilepi dhe Ohri, të ndjekura nga zona të tjera të nxehta si Kumanova, Strumica, Shtipi apo Velesi. Ulja e numrit të nxënësve sidomos në zonat rurale e shoqëruar me mbylljen e shkollave gjatë këtyre viteve, është reflektuar tek reduktimi i filloristëve. Vetëm në vitin shkollor 2017/2018, në Maqedoni u regjistruan rreth 800 filloristë më pak se një vit më parë dhe mbi 3000 më pak se para dhjetë viteve. Reduktimit nuk i kanë shpëtuar as nxënësit shqiptarë, nga 10 mijë nxënës që nisnin shkollën (nga 29.000 gjithsej), për mësimin në gjuhën shqipe nuk arrijnë të regjistrohen as 7000 nxënës.
“Maqedonia po zhduket. Në punimin e vitit 2018 bëra një analogji mes numrit të nxënësve dhe arrita në konstatimin se ky numër reduktohet me 2.5% poenë në vit. Nëse zbatohet trendi i njëjtë tek numri i përgjithshëm i popullsisë, atëherë del se Maqedonia ka minus 211 mijë njerëz. Trendi në grafik i përllogaritur sipas metodës së katrorëve më të vegjël jep një prognozë të errët për Maqedoninë, pasi deri në vitin 2020, popullsia po reduktohet dukshëm. Është për të ardhur keq që në këtë shekull, ne të merremi me hamendësime sesa është numri i përgjithshëm i popullsisë dhe në të njëjtën kohë të shpresojmë se do të bëhet Regjistrimi i popullsisë. Situata është më dramatike, sidomos po të analizohet sipas rajoneve”, thuhet në studimin më të fundit të publikuar nga Enti i Statistikave të titulluar “Maqedonia Megalopolis 2020”, bazuar në punimin e Marjan Bojaxhievit (2018) dhe konkluzioneve të Qendrës së kërkimeve strategjike pranë Akademisë Maqedonase së Shkencave dhe Arteve (2019).
Zgjidhja e problemeve kryesore, si zhdukja e popullsisë, fuqia e kufizuar blerëse në Maqedoni (një e treta e asaj evropiane), pabarazi e madhe midis Shkupit dhe qyteteve të tjera, mund të zgjidhet sipas konceptit – “Maqedonia Megalopolis”, ose i gjithë vendi të trajtohet si një zonë e madhe urbane. Sipas këtij studimi, kështu do të inkurajohej zhvillimi ekonomik. Administrata publike të zhvendoset nga Shkupi në dhjetë qytete si Tetovë, Gostivar, Ohër, Manastir, Prilep, Veles, Shtip, Koçan, Strumicë dhe Kumanovë, me Shkupin si kryeqytet ku mund të gjenden Presidenti, Parlamenti, ministritë e punëve të jashtme dhe ajo e shëndetësisë. Në këtë mënyrë, Bruto Prodhimi Vendor në rajone do të rritet me 15% pikë, dhe me zhvillimin ekonomik do të ndikohet në proceset e migrimit të kthyeshëm. Që Megalopolisi i Maqedonisë të funksionojë, duhet të ndërtohet infrastruktura rrugore, që do të kushtonte rreth 3 miliardë euro, shumë që korrespondon me buxhetin deficiti për një periudhë dhjetë vjeçare. /koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa