Bashkia e Shkupit në periudhën prej 20:30 deri 21:30 do të bëhet pjesë e aksionit global “Një orë për planetin Tokë” dhe të shkyç ndriçimin në disa ndërtesa në qendër të qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndriçimi do të ndalet në sheshin “Maqedonia” me përmendoret, Urën e Gurit, Kalanë e Shkupit, Urën “Syri” dhe Urën e Arteve.

Në periudhën prej orës 20:30 deri 21:30 mbështetësit e aksionit “Një orë për planetin Tokë” në botë do të bëjnë shkyçjen e ndriçimeve, me qëllim të dërgojnë mesazh për shpëtimin e planetit dhe zvogëlimin e ndryshimeve klimatike.

Ky aksion gobal sot në Maqedoni do të shënohet edhe me aktivitete tjera./Telegrafi/