LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia organizatore e Samitit global të grave lidere ‘GWLS 2017’

Maqedonia organizatore e Samitit global të grave lidere ‘GWLS 2017’

Mbi 40 gra lidere emninente në rolin e panelisteve dhe mbi 300 pjesëmarrës nga pesë kontinente, krijues të politikave publike, diplomatë, përfaqësues të elitës korporative, gazetarisë…, do të jenë pjesë e Samitit global të grave lidere (Global women leaders summit-GWLS 2017) që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Samiti është i fokusuar në tema aktuale nga disa sfera, por në të do të promovohen edhe Platforma globale e grave lidere nga sektori publik dhe privat në të cilin për herë të parë janë përfshhirë edhe gratë lidere nga Maqedonia.


Promovimin e organizon Lidhja e Odave Ekonomike në bashkëpunim me Shoqatën e grave afariste dhe Organizatën afariste botërore Maqedoni.

‘Platforma globale e grave lidere funksionon në drejtim të këmbimit të përvojave, krijimit të politikave publike dhe harmonozimit me trendet globale. I bashkon gratë lidere botërore nga pesë kontinente nga sfera të ndryshme, politika, dilpmacia, sipërmarrësia, gazetaria. Qëllimi i pjesëmarrjes tonë është harmonizimi i Maqedonisë me trendet globale dhe pranim të mundësive që gruaja të jetë lidere, në pozitën siç është kryetari i shtetit ose kryetari i qeverisë’, thonë nga LOE.

Ideja e Platformës është realizimi i dialogut ndërkombëtar për avancim të lidershipit të grave dhe krijim të politikave strategjike për zhvillim ekonomik që nënkupton edhe zhvillim të karrierës, partneritet global, si dhe bartjes të dijeve dhe përvojave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori