Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka mësuar rivalët në edicionin e ri të Ligës së Kombeve 2026/27, ku për herë të parë në histori do të garojë në Ligën B, njofton Telegrafi.

Shorti i hedhur në Bruksel e vendosi përfaqësuesen tonë në vazon e katërt, ndërsa si kundërshtarë i solli përfaqësueset e Skocisë, Zvicrës dhe Sllovenisë, duke e bërë grupin mjaft konkurrues.


Kështu, Maqedonia do të bëjë pjesë në grupin B1, së bashku me Skocinë, Zvicrën dhe Slloveninë.

Përbërja e plotë e grupeve në Ligën B është kjo:

B1: Skocia, Zvicra, Sllovenia, Maqedonia

B2: Hungaria, Ukraina, Gjeorgjia, Irlanda e Veriut

B3: Izraeli, Austria, Irlanda, Kosova

B4: Polonia, Bosnje e Hercegovina, Rumania, Suedia

Ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve do të zhvillohen në periudhën nga 24 shtatori deri më 17 nëntor, /Telegrafi/

telegrafi sport app