LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në forum global për transformim digjital në Holandë

Maqedonia në forum global për transformim digjital në Holandë

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska po merr pjesë në “Forumin global 2016” kushtuar digjitalizimit dhe transformimit global, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fokus të forumit ndërkombëtar, që mbahet dje dhe sot në Holandë, janë ndikimi i digjitalizimit ndaj zhvillimit të shoqërisë, vizioneve për të ardhmen, praktikat e reja bashkëkohore, si dhe zbatimi i digjitalizimit në sferat e ndryshme të jetës.


Siç kumtoi MSHIA, Arsovska Tomovska në fjalimin e vet në sesionin hyrës ka folur për shtyllat kryesore në të cilat bazohet transformimi digjital në Republikën e Maqedonisë, të cilat përfshijnë mbështetjen për inovacionet dhe zhvillimin teknologjik, sigurimin e qasjes universale drejt teknologjisë dhe mirëkuptimi i përbashkët të shfrytëzimit të saj, ndërtimi i raportit të partneritetit me qytetarët, si dhe sendërtimi i vazhdueshëm i kapaciteteve njerëzore.

Gjatë forumit, Arsovska Tomovska realizoi takime me përfaqësues të lartë dhe ekspertë me të cilët këmbeu përvoja lidhur me zgjidhjet e reja teknologjike dhe zhvillim të sektorit TIK.

Në “Forumin global 2016” ka mbi 300 pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës, prëfshirë përfaqësues të lartë të disa qeverive nga SHBA-ja, Japonia, Komisioni evropian, Banka botërore, OECD, prëfaqësues të kompanive më të mëdha teknologjike në botë, si dhe profesorë të shquar dhe inovatorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori