LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia mori borxh të ri, për të kthyer borxh të vjetër

Maqedonia mori borxh të ri, për të kthyer borxh të vjetër

Edhe sot qeveria e Maqedonisë mori hua prej 7.3 milion euro nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas obligimeve të kthimit të borxhit, qeveria nesër do të kthejë një shumë identike. Përfshirë çerekun e dytë të këtij viti, borxhi publik është 4.2 miliard euro, ose 45% e bruto prodhimit të brendshëm.


Ky kriter e vendos Maqedoninë në vendet ekonomike me borxh të moderuar, por me prirje në rritje të borxhit publik, që është cekur edhe në raportin e fundit të agjencisë kreditore ”Fich”./Telegrafi/