Afaristët në Maqedoninë e Veriut nuk janë të befasuar nga rënia drastike që ka shënuar vendi sa i përket tërheqjes së investitorëve të huaj duke komentuar të dhënat e fundit të “Financial Times” me ç`rast Maqedonia e Veriut e cila gjatë vitit 2016 ishte në vendin e tretë, këtë vit është pozicionuar në vendin e 18-të.
Nga sektori i biznesit thonë se mungesa e sundimit të ligjit, polarizimi i shoqërisë dhe klima e keqe politike po ndikon që sa më pak kompani të huaja të vendosin që të investojnë në vend.
Ndërkaq, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë arsyetuar se rënia është si rezultat i konkurrencës shumë të madhe, duke nënvizuar se gjatë vitit 2016 në këtë listë janë futur 94 shtete, përderisa këtë vit në këtë listë janë futur 11 shtete më shumë apo 105.
“Të dhënat për investimet e huaja të drejtpërdrejta të publikuara në Financial Times, kanë të bëjnë me investime të huaja të përgjithshme që janë futur në vend dhe radhitja është bërë sipas numrit të projekteve investuese, dhe jo sipas vlerës dhe vëllimit të investimeve. Në raportin e vitit 2016 janë ranguar 94 vende ndërsa në raportin e fundit janë analizuar dhe ranguar 105 vende, praktikisht konkurrenca është rritur dhe zgjeruar”, kanë theksuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Por, afaristët thonë se strukturat udheheqëse sa më parë duhet t`i japin fund krizës politike duke u dhënë shtytje reformave në sistemin gjyqësor.
Ish-kryetari i Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Mirçe Çekrexhi, për Radion Evropa e Lirë thotë se mungesa e realizmit të reformave të thella në sistemin e drejtësisë duke e bërë gjyqësorin funksional dhe tërësisht të pavarur ndikon në masë të madhe dhe thithjen e investimeve të huaja, sepse siç thotë, biznesi para së gjithash ka nevojë për garanci juridike.
“Sundimi i ligjit, përkatësisht mossundimi i ligjit shumë ndikon në investimet e huaja, por edhe ato të vendit. Pra, sundimi i drejtësisë është një nga elementet thelbësore për zhvillimin e ekonomisë. Një herë duhet të funksionojë shteti ligjor dhe më pas të pritet zhvillimi i ekonomisë”.
“Cili budalla do të vendoste të derdh kapitalin e tij duke investuar në mes të një krize politike. Pavarësisht nëse behet fjalë për afaristë vendor ose të huaj, ai pret që njëherë të zgjidhet situata problematike dhe më pas të vendos të investojë”, thotë Mirçe Çekrexhi, afarist, duke shtuar se fillimisht duhet të stabilizohet klima politike duke mundësuar reformimin e sistemit gjyqësore që kompanitë të mund të punojnë.
Bashkim Selmani, ish gjykatës, për Radion Evropa e Lirë thotë se biznesmenët është e qartë se kanë frikë të bëjnë investime në një shtet ku sistemi gjyqësor duket qartë se është i kapur nga politika dhe në një situatë të këtillë çdo kontest që mund të kenë gjatë zhvillimit të biznesit më së paku në një situatë të këtillë do të mund ta kërkojnë në organet e drejtësisë.
“Organet gjyqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut duket qartë se tanimë jo vetëm se nuk janë marrë me problemet e qytetarëve, por siç duket një pjesë e prokurorëve dhe gjykatësve kanë bërë politikë të kriminalizuar që këtë e dëshmoi dhe përfshirja e kryeprokurores së Prokurorisë Speciale Katica Janeva”, thotë Selmani.
Edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet se problemi me sistemin e drejtësisë paraqet rrezik për investitorët.
“Realizmi i kontratave, zgjidhja e kontesteve në sistemin gjyqësor zgjatë shumë, janë të kushtueshme dhe mbeten lëndë të presioneve nga politika”, theksohet në raportin e DASH-it./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Në Tupallë të Medvegjës mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës