LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut nikoqire e stërvitjes ushtarake “Goditja vendimtare”

Maqedonia e Veriut nikoqire e stërvitjes ushtarake “Goditja vendimtare”
????????????????????????????????????

Në poligonin e armatës “Krivolak” sot do të realizohet dita për mysafirë të lartë në stërvitjen “Goditje e vendosur” dhe do të prezantohen operacione ofensive të grupit të këmbësorëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me pjesëtarët e Gardës kombëtare të Pensilvanisë.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, një pjesë e stërvitjeve në Ditën për mysafirë të lartë do të jenë të aviacionit të Armatës dhe aviacioni B-52 nga forcat e armatosura të SHBA-së, forca speciale nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, forcat e armatosura të Shqipërisë, të Bullgarisë dhe të SHBA-së, si dhe mbështetje artilerike nga forcat e armatosura të Lituanisë.

Në ditën për mysafirë të lartë do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrja në Qeveri, ud. ambasadorja e SHBA-së Mikaela Shvajcer-Bllum, përfaqësues të lartë ushtarakë dhe civilë të forcave të armatosura dhe ministrja e Mbrojtjes e SHBA-së, e Bullgarisë, e Shqipërisë, e Greqisë dhe NATO, si dhe ambasadorë dhe ataeshe ushtarake të akredituar në vend.

Stërvitja “Goditje e vendosur” është më e madhja deri më tani në vend në të cilën janë të përfshirë mbi 2.700 pjesëtarë nga forcat e armatosura nga Maqedonia e Veriut, SHBA-ja, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Lituania. Filloi më 5 qershor, ndërsa do të zgjasë deri më 9 korrik.

Aktiviteti stërvitor, është i orientuar ndaj arritjes së interoperabilitetit të pjesëtarëve të forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse me qëllim të mundësimit të kontribuimit të rritur në operacioneve vijuese dhe të ardhshme nga Aleanca e NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori