LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut në vendin e 42-të në botë për nga vdekshmëria

Maqedonia e Veriut në vendin e 42-të në botë për nga vdekshmëria

Maqedonia e Veriut është në vendin e 42 për nga shkalla e vdekshmërisë, sipas listës së CIA-s, në të cilën janë radhitur 229 shtete në botë.

Maqedonia e Veriut ka koeficient prej 9.61 raste të vdekjeve në 1000 banorë, në nivel vjetor. Koeficienti, sipas metodologjisë së analizës, llogaritet si mesatare e numrit vjetor të rasteve të vdekjeve në 1000 banorë në mes të vitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas listës së CIA-s, Serbia është në vendin e parë në botë për nga vdekshmëria me koeficient prej 16.39.


Në dhjetë vendet e para, përveç Serbisë, janë edhe Rumania, Lituania, Letonia, Bullgaria, Ukraina, Rusia, Estonia, Bjellorusia dhe Kroacia.

Të gjitha këto vende janë nga Evropa, ndaj i njëjti grup zë dhjetë vendet e para në listën e vendeve evropiane me vdekshmërinë më të lartë.

Nga vendet nga territoret e ish-Jugosllavisë, Kroacia është në vendin e 10-të, Sllovenia është e 28-ta, Mali i Zi i 30-ti dhe Bosnja dhe Hercegovina është e 32-ta.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vitin e kaluar kanë vdekur 28.516 persona. Shkaku më i zakonshëm i vdekjes ishin sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (35,9 %), komplikimet nga COVID-19 (20,6 %), neoplazmat (13,8 %), sëmundjet endokrine, ushqimore dhe metabolike (5,8 %) dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes ( 4.2 %)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori