LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut ka mungesë të prokurorëve, por jo në kryeqytet

Maqedonia e Veriut ka mungesë të prokurorëve, por jo në kryeqytet

Të gjitha prokuroritë themelore në Maqedoninë e Veriut janë në “hall” për prokurorë, por përkundër kësaj, shumica e kandidatëve të sapo diplomuar për prokurorë publikë janë të interesuar që të punojnë në Shkup. Për këtë arsye, nga Këshilli i Prokurorëve kanë vendosur që shpallja e re për prokurorë të jetë e hapur vetëm për qytetet me numrin më të vogël të prokurorëve, dhe jo në Shkup. Nga 31 vende të lira për prokurorë publik do të mund të aplikojnë 28 kandidatë, të cilët sapo kanë kaluar Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, edhe atë në këto prokurori:

Shpallja për Prokurorë


Tetovë – 6 prokurorë
Manastir – 2 prokurorë
Gjevgjeli – 2 prokurorë
Dibër – 1 prokuror
Kërçovë – 3 prokurorë
Koçan – 1 prokuror
Ohër – 2 prokurorë
Resnjë – 1 prokuror
Strugë – 1 prokuror
Veles – 1 prokuror
Gostivar – 3 prokurorë
Dellçevë – 1 prokuror
Kriva Pallankë – 1 prokuror
Kumanovë – 2 prokurorë
Prilep -2 prokurorë
Sveti Nikollë – 1 prokuror
Strumicë – 1 prokuror
Në qoftë se këta kandidatë nuk paraqiten në thirrje për shkak se synojnë Prokurorinë e Shkupit, ju ngelet vetëm edhe 1 shans kandidimi, ndërsa më pas e humbin këtë të drejtë. Në mesin e 28 kandidatëve që do të aplikojnë ka fëmijë dhe familjarë të zyrtarëve të BDI-së. Emrat që shkaktuan reagime në opinion janë Barlet Xhaferi, djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Albulena Abazi, bashkëshortja e shefit të prokurorisë për krim të organizuar, Islam Abazi, nipi i i ish anëtarit të KShZ-së nga BDI-ja, Subhi Jakupi, Ilir Jakupi dhe tjerë. Edhe pse perceptimi i qytetarëve për ndërhyrje partiake në gjyqësor dita e ditës po rritet. Drejtorja e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve rekomandoi që përkundër lidhjeve familjare me persona në pushtet, kandidatët të mos paragjykohen si dhe të mos iu prishet gëzimi i përfundimit të studimeve.

“Unë po të isha në vendin e tij, por besoj që kjo është logjika edhe e vetë kandidatit, do të tentoja maksimalisht që kur të marr detyrën, të dëshmoj se realisht punoj profesionalisht. Për këtë arsye, mendoj që të gjithë këtyre të rinjve të cilët janë të lumtur që kanë përfunduar, dhe janë të lumtur që tashmë do ta marrin detyrën, t’u japim shans, të shohim në qoftë se ata profesionalisht do të punojnë”, tha Natasha Gaber Damjanovska.

Sondazhet e fundit vënë në dukje se Gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut plotësisht i besojnë vetëm 4 për qind e popullatës./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori