LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe Greqia marrëveshje kundër lajmeve të rreme

Maqedonia e Veriut dhe Greqia marrëveshje kundër lajmeve të rreme

Maqedonia e Veriut dhe Greqia janë ballafaquar me lajme të rreme që nga negociatat për marrëveshjen e Prespës dhe deri tek ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Konstatimet dolën nga konferenca në Athinë ku po marrin pjesë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe homologu i tij grek Nikos Papas. Mançeski potencoi se propaganda më e madhe kundër marrëveshjes është përhapur në kohën e referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese.

“Lajmet e rreme dhe dezinformatat ishin mjeti më i fortë i armiqve dhe nacionalistëve të cilët kishin për qëllim që të t’i sjellin dëm marrëveshjes. Lajmet e rreme ishin shtuar në kohën e referendumit dhe në kohën kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Gjithashtu lajme të rreme kishte edhe në kohën kur u ratifikua marrëveshja në Greqi. Kjo tregon se këtu kishte koordinim dhe porosi nga dikush”, tha Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.


Ministri grek i politikave digjitale, telekomunikimit dhe medieve, Nikos Papas theksoi nevojën për bashkëpunim mes dyja vendeve me qëllim luftimin e lajmeve të rreme përmes mjeteve demokratike.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimistris Canakopolus deklaroi se ekzekutivi grek është i vendosur që të luftojë përballë çdo force politike, duke kërkuar mbështetjen edhe të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Televizionet publike të dyja vendeve nënshkruan memorandum bashkëpunimi për luftë kundër lajmeve të rreme dhe propagandës teknologjike./Alsat/