LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia duhet të bëjë më tepër për turizmin

Maqedonia duhet të bëjë më tepër për turizmin

Oda ekonomike e Maqedonisë porositë se shteti duhet të përqëndrohet në turizmin malor, tranzit dhe të banjave, por jo vetëm të liqeneve e qyteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, shteti duhet të mbledhë mbeturinat posaçërisht afër vendeve turistike, të bashkërendojë bashkëpunimin me institucionet dhe sektorin privat në këtë veprimtari dhe t’i kthejë mysafirët vendor.


OEM-ja tha në konferencë shtypi se asgjë nuk është bërë në këtë drejtim, ndërsa mundësitë janë të mëdhaja për zhvillim edhe të alpinizmit, pastaj turizmit të shpellave, gjuetisë dhe atij religjioz.

Për të gjitha këto, është e nevojshme një infrastrukturë rrugore dhe hotelierike, personel cilësor, transport dhe shërbime restoranesh./Telegrafi/