LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Serbia me çmim të njëjtë të certifikatave fitosanitare për grurin

Maqedonia dhe Serbia me çmim të njëjtë të certifikatave fitosanitare për grurin

Maqedonia dhe Serbia sot u dakorduan që certifikatat fitosanitare për import të grurit të jenë me çmim të njëjtë, ndërsa çështja rreth miellit do të zgjidhet në takimin e ardhshëm që do të mbahet në Beograd, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“U dakorduam që do të shkojmë me çmime të njëjta. Informacionet tona janë se në Serbi për një certifikatë të tillë fitosanitare paguhet 8.550 denarë, përderisa te ne prej 10.000 deri në 11.000 denarë. Do të thotë që është më i shtrenjtë për 1.500 deri në 2.000 denarë. U dakorduam që këtë ta kontrollojmë edhe sa është te ta, aq të jetë edhe te ne”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave Mihail Cvetkov pas takimit të sotëm me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve Rasim Lajiq, i cili është për vizitë në Maqedoni.

Në lidhje me miellin, ministri Cvetkov tha se 95 për qind e importit të përgjithshëm të grurit dhe miellit është nga Serbia dhe se problem është mielli i lirë i importuar çmimi më i ulët i të cilit arrin 10,5 denarë, ndërsa gruri i importuar nga Serbia është me çmim minimal prej 9,5 denarë.


Është dakorduar edhe pjesëmarrje e përbashkët e tregjeve të treta, ndërsa më takim është biseduar edhe për problemin me eksportin e prodhimeve të mishit të Maqedonisë në Serbi.

Sipas zëvendëskryeministrit Lajiq, Maqedonia është partner shumë i rëndësishëm i Serbisë dhe informon se në gjashtë muajt e parë kanë rritje tregtare eksportuese prej 30 përqind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori