LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Greqia realizuan raund të ri bisedimesh për ndërtim të mirëbesimit

Maqedonia dhe Greqia realizuan raund të ri bisedimesh për ndërtim të mirëbesimit

Maqedonia dhe Greqia i vazhdojnë bisedimet lidhur me masat për ndërtim të mirëbesimit. Bashkëpunimi energjetik, intensifikimi i këmbimit akademik dhe kulturor, thellimi i bashkëpunimit ekonomik, janë vetëm një pjesë e temave të cilat u gjetën në agjendën e bisedimeve midis delegacioneve të ministrive të jashtme të dy shteteve, të cilët mbrëmë realizuan një takim të ri pune, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Ministria e jashtme e Greqisë dhe Maqedonisë, bisedimit janë realizuar në atmosferë miqësore dhe konstruktive.  Të dy palët janë përqendruar në detaje për tema siç janë mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit midis dy ministrive, energjetika, rrjeti rrugor dhe i transportit, ndërsa nuk ka munguar as edhe këmbimi i ideve dhe mendimeve rreth krizës së emigrantëve. Është biseduar edhe për disa ide për bashkëpunim më të madh në suaza të programeve evropiane IPA2 dhe TAIEX, si dhe për mundësinë për projekte të përbashkëta në suaza të ekonomisë, shëndetësisë, këmbimit kulturor, administratës publike, mbrojtjes politike.


Rezultat konkret nga takimi, në suaza të temës për përforcimin e bashkëpunimit akademik midis dy palëve, ishte nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim midis Universitetit të Ohrit „Shën Pali Apostull“ dhe Universiteti Pirea në Athinë.

Raundi i ardhshëm rreth zbatimit të masave është akorduar të realizohet në qershor, në Ministrinë për punë të jashtme të Greqisë në Athinë.

Këto bisedime rreth zbatimit të masave pasojnë pas një periudhe të atmosferës së tensioneve midis dy palëve për shkak të krizës së refugjatëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori