LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dënohet nga Gjykata Evropiane për shkelje të së drejtës së intimitetit

Maqedonia dënohet nga Gjykata Evropiane për shkelje të së drejtës së intimitetit

Këshilli i Evropës është përfshirë në zbatimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “Iks” kundër Maqedonisë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi në fillim të këtij viti në favor të transgjinorit “Iks” i cili paditi Maqedoninë për shkeljen e së drejtës së privatësisë dhe mjeteve juridike joefektive në vend.


Gjykata e mbështeti ankesën në bazë të nenit tetë të Konventës për të Drejtat e Njeriut në lidhje me shkeljen e së drejtës së intimitetit dhe vendosi gjobë prej nëntë mijë eurosh në lidhje me dëmin jopasuror që shteti do t’i duhej t’i paguante X për shkak të stresit.

Avokatja Natasha Boshkova thotë se transgjinori “Iks” nuk është ende në gjendje të marrë dokumente të reja personale që tregojnë gjininë e tij të re.

Vlladimir Delov nga Kabineti i ministres Renata Deskoska theksoi se roli i Ministrisë së Drejtësisë është të sigurojë parakushtet minimale për respektimin e të drejtave të këtyre personave./Telegrafi/