Maqedoni, vitin e kaluar 22.2 për qind e qytetarëve kanë qenë të varfër

Në vitin 2017 shkalla e personave të varfër në Maqedonia ka qenë 22.2 për qind ose rreth 460 mijë qytetarë.
Sipas Entit Shtetëror për Statistika, bazë për llogaritjen e varfërisë kanë qenë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 për qind të të ardhurave mesatare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke analizuar amvisëritë, shkalla e varfërisë tek shtëpitë me dy persona të rritur dhe dy fëmijë në vitin 2017, ka qenë 20 për qind.
Sipas ESHS, koeficienti "Gini" - masë e pabarazisë gjatë shpërndarjes së të ardhurave ka qenë 32.4 për qind.
Shkalla e varfërisë për vitin 2017 është më e madhe se vitin 2016, kur ka qenë 21.9 për qind ose në përqindje - 445 mijë qytetarë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































