Edhe ky vit shkollor do të fillojë me problemin e viteve të mëparshme, mungesën e librave. Nxënësit e klasave të gjashta do të presin për tekstet, sepse janë ende në fazë miratimi, kurse nxënësit e klasës së tretë të cilëve u janë miratuar tekstet e reja do të presin deri në botimin dhe shpërndarja e tyre graduale nëpër shkolla. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në konferencën e sotme për media ka njoftuar se shumica e teksteve të arsimit fillor tashmë janë dorëzuar në shkolla, ndërsa një pjesë më e vogël, është ende në proces që sipas tij pritet të mbyllet deri në fund të shtatorit. Ministri deklaroi se nuk ndjen përgjegjësi për faktin se edhe këtë vit do të vonohen disa nga tekstet shkollore. Sipas tij përgjegjësia është individuale.
Unë si ministër nuk marr pjesë në asnjë procedurë në Komisionin Kombëtar të Teksteve, Shërbimin Pedagogjik, mendimet e recensentëve dhe mendimet e të tjerëve. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për procedurat që janë në varësi të shërbimeve të tjera. Pjesën time, të përzgjedhjes së operatorit ekonomik e kam përfunduar në afatin e duhur. Tekstet për klasën e tretë janë miratuar, procedura për shtypjen dhe dorëzimin e teksteve është në proces. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për tekstet e klasës së gjashtë, të cilat janë në fazë të avancuar për miratim nga Komisioni Kombëtar i Teksteve. Pastaj kemi një procedurë, nëse kemi një procedurë ankimore nga autorë të caktuar”, ka thënë Shaqiri. Ai ka sqaruar se materialet e tjera në formë elektronike do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Sa i takon arsimit të mesëm vitin e fundit janë miratuar 150 tekste të reja, shumica për arsimin profesional, të cilat do të shtypen dhe do t’u dorëzohen nxënësve të shkollave të mesme në një tirazh që do të raportohet nga shkollat.
Duke folur për përgatitjet për vitin e ri shkollor ministri u shpreh se kushtet infrastrukturore do të jenë më të mira, pas rikonstruktisionit të 56 objekteve, përmirësimit të efiçencës energjetike, kushteve higjienike, për të cilat janë investuar 4.5 milionë euro. I pyetur për paralajmërimin për grevë të stafit mësimdhënës, ai u shpreh se fëmijët nuk duhet të përdoren asnjëherë për politikë, as mes Ministrisë e as mes sindikatave. “Le të gjejnë ndonjë instrument tjetër nëse nuk janë të kënaqur, por që nuk i prek nxënësit” tha ministri. Sipas tij rritja e rrogave që në total është 35 për qind për mësuesit do të vazhdojë të rritet në përputhje me marrëveshjen e re kolektive dhe harmonizimin me pagën minimale. Viti i ri fillor nga 1 shtatori dhe do të zgjasë deri më 17 qershor. Risi është pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 5 maj, praktikë që zbatohet edhe në vende të tjera evropiane dhe të cilat duhet të sjellin rezultate më të mira në mësim. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës