Maqedoni: Tri bastore janë nën hetim nga Policia Financiare për përvetësim parash
Policia Financiare ka hapur lëndë për shkak të dyshimeve për përvetësim parash dhe keqpërdorim të të dhënave personale nga disa bastore. Drejtoria e Policisë Financiare për këtë rast do ta informojë edhe prokurorinë.
“Është formuar lëndë në Drejtorinë e Policisë Financiare dhe ndaj saj do të veprohet në përputhje me kompetencat. Për rezultatet e inspektimeve do të informohet edhe prokurori kompetent“, thonë nga Policia Financiare.
Anëtari i Agjencisë kundër korrupsionit, Goran Tërpenoski, i cili e zbuloi këtë rast, për “Alsat” thotë se ashtu si thellohet hetimi, bëhet gjithnjë e më e qartë se bastoret kanë pasur ndihmë nga nëpunësit e disa prej institucioneve financiare si Drejtoria e të Ardhurave Publike. Tërpenovski thotë se për një mashtrim të këtillë nevojitet vetëm një vrimë në Ligjin e Lojërave të Fatiti.
“Policia Financiare duhet t’i kontrollojë të gjitha gjetjet tona se si kanë arritur paratë t’i vendosin në deklaratën tatimore, nëse janë një grup i organizuar në DAP ose institucione të tjera financiare sepse për një punë të tillë nuk mund të jetë problem vetëm ligji, përkatësisht sipas meje, ky nuk është as problem i bastoreve, por ligji u lejon atyre të ketë dyshim për transaksione të caktuara”, deklaroi Goran Tërpenoski anëtar i Komisionit kundër korrupsionit.
Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se ato janë në dispozicion të të gjitha institucioneve përkatëse për një qasje të koordinuar në këtë lloj mashtrimi.
“DAP mbledh të dhënat në deklaratën vjetore të tatimeve në bazë të të dhënave të paraqitura nga paguesit. Paguesit kanë për detyrë të raportojnë saktë të ardhurat e tyre të fituara për t’u tatuar”, thonë nga DAP.
Nga Shoqata e Bastoreve sportive një ditë më parë hodhën poshtë të gjitha pretendimet për keqpërdorim të mundshëm. Bastoret thonë se të dhënat e qytetarëve i përdorin vetëm në rast se duhet të mbahet tatimi i fitimit nga lojtarët që kanë fituar para në bastore. Skandalin anti-korrupsionerët e zbuluan gjatë kontrollit të të dhënave të një zyrtari shtetëror, i cili deklaroi se asnjëherë nuk ka luajtur lojëra fati. Antikorrupsionerët thonë se tani për tani kanë prova për përvetësim të mbi 40 mijë eurove./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën