LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon të nënshkruhen 532 vendime për stazhierët

Maqedoni: Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon të nënshkruhen 532 vendime për stazhierët

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) kërkoi që të nënshkruhen 532 vendime, që t’u dorëzohen stazhierëve që edhe ata të fillojnë me punë në kuadër të MPB-së.

Kryetari i SPP-së, Goce Dellçev Todev tha se i kanë shtruar kërkesë kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëvendësministres plotësuese të Punëve të Brendshme.


Ai deklaroi se kërkojnë që stazhierët të cilët i kanë mbushur pesë muaj të stazhit të tyre, të merren parasysh nga Qeveria, dhe ata t’i marrin autorizimet përkatëse.

“Por, nga MPB deri në këtë moment, këta 532 pjesëtarë, akoma nuk kanë marrë vendim. Publikisht i sugjeroj MPB-së, ajo që është sjellë si Dekret, që sot të nënshkruhet nga të dy, edhe nga ministri i Punëve të Brendshme edhe nga zëvendësministrja plotësuese dhe kjo punë të kryhet”, tha Dellçev Todev nga SPP./Telegrafi/