LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sektori i IT-së kërkon ndryshime ligjore

Maqedoni, sektori i IT-së kërkon ndryshime ligjore

Industria e IT-së kërkon nga autoritetet ndryshime në disa ligje që sektori të funksionojë më mirë .Ata konsiderojnë se Ligji për Marrëdhënie Pune është shumë i rreptë dhe duhet të liberalizohet. Ata thonë se stafi i IT-së nga vendi nuk po largohet për shkak të pagave, me pagat është në rregull, por u mungojnë privilegjet e tjera që të punësuarit në këtë fushë i gëzojnë kudo. Disa prej tyre janë lehtësimet tatimore, fleksibilitet në punë, edukimi, përfitimet sociale e tj.

“Duhet ta mbajmë ritmin e zhvillimit me vendet e tjera të botës. E thënë thjesht, ekonomia nuk respekton kufij. Siç e dini, çdo i ri i diplomuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike ka mundësi për t’u larguar nga vendi. Qëllimi ynë është t’i mbajmë këtu”, pohoi Aleksandra Çavdarevska Layova, MASIT.


Edhe vendet e rajonit gjithashtu përballen me probleme të ngjashme. Paga e një programuesi në Kroaci është nga 1 .500 deri në 2,000 euro, në varësi të kompanisë, por në këtë sektor duhet të investohet vazhdimisht.

“Ne investojmë shumë në edukimin e punonjësve. Ne e shohim atë si një investim ose në fund të fundit si një lehtësim tatimor. Në këtë mënyrë e shohim si t’i mbajmë të rinjtë dhe punonjësit në industrinë e IT-së në Kroaci”, tha Dejan Gostimir, ekspert i menaxhmentit nga Kroacia.

Fundjavën e kaluar, Qeveria njoftoi se të rinjtë e papunë deri në moshën 34 vjeçare do të jenë në gjendje të aplikojnë për trajnime të aftësive të IT-së dhe më pas të aplikojnë për punësim në këtë sektor. Për këtë qëllim nga arka shtetërore do të ndahen 35 milion denarë, të cilat, sipas autoriteteve, janë të mjaftueshëm për rikualifikimin e më shumë se 1.200 personave. Por industria e IT-së paralajmëron se kurset e tilla do të mund të ofrojnë vetëm staf mbështetës, jo pozicione të avancuara, dhe ky është profili që mungon më shumë. Sektori i IT-së në Maqedoni ka mbi dy mijë kompani në të cilat janë të punësuar pothuajse 15 mijë persona. I gjithë biznesi vlerësohet rreth një miliardë euro./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori