LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritet numri i vdekjeve në vendin e punës

Maqedoni, rritet numri i vdekjeve në vendin e punës

Me rastin e 28 prillit, Ditës botërore për siguri dhe mbrojtje në punë, në komunën Lisiçe u mbollën 33 drunj për nderë të 33 punëtorëve të vdekur në vendin e punës në vitin 2018.

Ky aktivitet u organizua nga Shoqata e Maqedonisë për siguri gjatë punës (SHMSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Millan Petrovski, kryetar i shoqatës në fjalë, e prezantoi raportin vjetor, ku jepen të dhëna për fatkeqësitë në vendin e punës.

Sipas raportit, më shumë vdekje kanë ndodhur në Shkup, pastaj në Gostivar e Shtip. Të dhënat tregojnë se në vitin 2018 kanë ndodhur 124 fatkeqësi, 33 nga të cilat fatale. Në çdo 100 mijë të punësuar, në Maqedoni ndodhin katër deri pesë vdekje.

Vdekja në vendin e punës është rritur për 3,22, krahasuar me vitin 2017. Sipas lëndimeve, në çdo 100 mijë të punësuar, ndodhin 16 deri 17 lëndime. Krahasuar me vitin 2017, lëndimet kanë pësuar rënie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Lajme
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Lajme
Kalo në kategori