Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, numri i turistëve në muajin mars të këtij viti në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur për 1.8 për qind ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 3.8 për qind.

Numri i turistëve në muajin mars është 54.826 ndërsa numri i bujtjeve është 112.770, njofton Telegrafi Maqedoni.

Numri i turistëve vendorë në muajin mars krahasuar me të njëjtën muaj të vitit paraprak është rritur për 0.8 për qind ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 2.3 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve të brendshëm në muajin mars të këtij viti krahasuar me vitin 2018, është rritur për 6.5 për qind ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 2.4 për qind.

Nga janari deri në mars të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhën numri i turistëve është rritur për 2.2 për qind edhe atë: te turistët e brendshëm ka rritje prej 4.9 për qind, te turistët e huaj për 0.7 për qind. Prej janarit të këtij viti deri në mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i bujtjeve është rritur për 0.6 për qind edhe atë./Telegrafi/