LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Maqedoni, rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në janar të këtij viti, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, janë rritur çmimet e shërbimeve hotelierike, për 0,2%.

Krahasuar me sferat e shërbimeve, rritje është regjistruar në ushqim (0,2%), pijet joalkoolike (0,1%), dhe bujtjet (0,3%), kurse çmimet janë më të ulëta për pijet alkoolike (0,4%).


Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, është rritur për 1,1%./Telegrafi/