LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Rrezikohen 29.000 të punësuar në sektorin e hotelerisë, kërkojnë ndihmë nga shteti

Maqedoni: Rrezikohen 29.000 të punësuar në sektorin e hotelerisë, kërkojnë ndihmë nga shteti

“Shteti të tregojë se a parasheh mbështetje për sektorin e hotelerisë. Nëse jo, ata me kohë të kërkojnë ndihmë përmes masave të tjera, që të mos mbesin pa kurrfarë të ardhurash”. Kështu bëri thirrje sot Grupacioni për Hotelieri pranë Lidhjes së Odave Ekonomike.

Grupacioni paralajmëroi se hotelierët nuk munden vetëm ta përballojnë goditjen ekonomike nga virusi korona dhe se sipas të gjitha gjasave një pjesë e madhe e të punësuarve do të çregjistrohen dhe do të mbesin pa punë deri më 31 mars. Me këtë, drejtpërdrejtë do të vendoset në pikëpyetje ekzistenca e 29.000 personave aq sa janë të punësuar në këtë degë, ndërsa në mënyrë shtesë problemet do t’i ndjejnë edhe familjet e tyre.


Masat të cilat tashmë janë propozuar, nuk do t’iu ndihmojnë që t’i tejkalojnë problemet financiare, por edhe në mënyrë shtesë do t’i fusin në borxhe. Sipas Martin Angellovskit nga Grupacioni, pakoja e propozuar e masave do të hyjë në fuqi nga prilli, ndërsa hotelierët tashmë gjysmë muaji janë pa të ardhura.

Hotelierët propozojnë vendime konkrete: subvencionim të pagës minimale bruto për të punësuarit derisa zgjasin masat parandaluese, shtyrjen e pagesës së obligimeve tatimore dhe paradhënieve në gjashtë muajt e ardhshme, ngrirje dhe riprogramim të obligimeve për kredi dhe interes si dhe obligime të tjera drejtë bankave deri në përfundimi e krizës, të fillojë të funksionojë urgjent dhe pa vonesa hapja e linjave kredituese me interes të subvencionuar, të mos zbatohet Ligji për disiplinë financiare në tre deri pesë muajt e ardhshëm, të ketë shtyrje të të gjitha shpenzimeve deri në përfundimin e pandemisë, të mos ketë shkyçje për shkak të mospagesës së ujit, rrymës dhe shërbime të tjera themelore, si dhe të mos paguhet tatim personal dhe TVSH për qiratë.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme deri me 50 të punësuar, kompanitë familjare dhe sipërmarrësit janë më të goditurit nga gjendja e re e shkaktuar nga Kovid-19. Subjektet në hotelieri i vendosën çelësin derës pas dekretit të sjellë nga Qeveria për mbylljen si pasojë e rrezikut nga përhapja e infeksionit. Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm, por nuk duhet të lejohet që të rrënohet kjo veprimtari dhe njerëzit e punësuar në këtë sektor në mes të një krize shëndetësore të mbesin pa kurrfarë të ardhurash që të ushqehen”, theksoi Angellovski.

Ai përmendi edhe se të gjitha shoqatat hotelierike përgjatë qyteteve të vendit janë në pozicion të njëjtë. Krahas kërcënimit nga virusi korona, ata janë edhe nën kërcënim të drejtpërdrejtë dhe në luftë për ruajtjen e vendeve të punës, si dhe të mos bien këto ndërmarrje të vogla.

Sipas tij tashmë 10 ditë po paralajmërohet mbështetje, por nuk ka asgjë konkrete, e as ku të paraqiten, e asi si të parashtrojnë aplikacione për ndihmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori