LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, regjistrohen 73 të sëmurë nga gripi

Maqedoni, regjistrohen 73 të sëmurë nga gripi

Gjatë javës së shkuar (prej 2 dhjetor deri më 8 dhjetor), janë paraqitur 73 të sëmurë nga gripi, që është ulje për 33 për qind, krahasuar me javën para saj kur u regjistruan 109 të sëmurë nga gripi, ceket në raportin që e publikoi në ueb faqen e tij Instituti për shëndet publik (ISHP).

Në laboratorin virusologjik të ISHP-së, siç ceket, kanë arritur gjashtë materiale për testim të gripit. TË gjitha materialet e testuara janë negative ndaj pranisë së virusit të influencës.

Numri i të paraqiturve gjatë javës së kaluar, krahasuar me periudhën e njejtë të sezonit të kaluar (kur u regjistruan 132 të sëmurë) është pakësuar për 44,7 për qind. Ende nuk është arritur pragu i hyrjes në sezonin e grupit, theksojnë nga Instituti për shëndet publik.

Numër më i madh i rasteve (41) janë paraqitur në grupmoshën më të madhe prej 15 deri 64 vjeç, përderisa incidencë më e lartë prej 15,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët e moshës deri katërvjeçare.

Numër më i madh i rasteve janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për shëndet publik në Shkup (15), ndërsa incidenca më e lartë javore (36 në 100.000 banorë) është regjistruar në Njësinë rajonale në Dibër.

Në sezonin 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 433. Nga Instituti për shëndet publik rekomandojnë qytetarët të vaksinohen kundër gripit, posaçërisht personat e moshës mbi 65 vjeç, fëmijët e moshës prej gjashtë muaj deri 5 vjeç, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna dhe punonjësit shëndetësorë.