LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, regjistrimi i popullsisë nga 10 deri 30 qershor do të provohet në 13 komuna

Maqedoni, regjistrimi i popullsisë nga 10 deri 30 qershor do të provohet në 13 komuna

Nga 10 deri 30 qershor, Enti Shtetëror për Statistika në 13 komuna do të provojë të zbatojë regjistrimin e popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë është paralajmëruare në prill të këtij viti, por u anuluan për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Jasmina Gjorgjieva, këshilltare në Entin Shtetëror për Statistika për “A1on” thotë se vijojnë përgatitjet e fundit për këtë aksion, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Për të provuarit e këtij regjistrimi të popullsisë janë zgjedhur 8 rajone. Regjistrimi i popullsisë do të provohet në Shtip, Radovish, Vallandovë, Kisella Vodë, Zelenikovë, Strugë, Kërçovë, Gostivar, Kumanovë, Kratovë, Sëhn Nikollë, Prilep dhe Dollnen. Nga e hëna zyrtarët e EShS-ja do t’i njoftojnë kryetarët e komunave”, tha Gjorgjieva.

Regjistrimin do ta bëjnë të punësuarit e EShS-së dhe se nuk do të angazhohen persona të jashtëm. Të provuarit e regjistrimit të popullsisë shërben si test i EShS-së, se sa është e përgatitur në kuptimin tekniko-operativ, sa është i përgatitur aplikacioni, sa të kuptueshme janë pyetjet, sa pyetje mund të jenë të kuptueshme për popullatën, sa kohë duhet të pyetet një person.

Nga ky aksion nuk do të dilet me asnjë të dhënë për popullatën dhe se kjo është për përdorim të brendshëm. Pyetjet e këtij regjistrimi do të jenë të njëjta siç do të jenë pyetjet në regjistrimin kryesor të popullsisë vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori