LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përplasje në LSM para zgjedhjes së kryetarit

Maqedoni, përplasje në LSM para zgjedhjes së kryetarit

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë assesi t’u shmanget ndarjeve, lojërave pas shpine dhe kurdisjeve. Pasi para disa muajve e ndërruan liderin shumëvjeçar, Zhivko Mitrevski, tani kundërshtarët e tij u zunë mes vete. Pece Grujovski nga sindikata e punonjësve të organeve gjyqësore akuzoi ushtruesin e detyrës kryetarë të LSM-së, Darko Dimovski se me manipulime ka bërë që vetëm ai të jetë kandidat për kryetarë të LSM-së në kongresin e ardhshëm.

“Nuk lejon të ketë kandidat tjetër të mundshëm për kryetarë të LSM-së duke marrë vendime jo statutore dhe joligjore me të cilin e kufizoi të drejtën e kandidimit mbi 64 vjet, që më pas të deklarojë se nuk është vendim, por konkludim”, deklaroi Pece Grujovski, kryetar i SPOGJ.


Statuti i LSM-së parasheh se për kandidaturë është e domosdoshme mbështetja nga një e treta, gjegjësisht gjashtë degëve të sindikatave. Mbështetësit e Dimovskit thonë se pas Grujovskit qëndrojnë pesë, midis të cilëve edhe sindikata e pylltarisë e liderit të deridjeshëm Zhivko Mitrevskit.

“Kundërshtarët e ashpër deri dje në plan kolegjial, Zhivko dhe Pece Grujevski së bashku shoqërohen dhe ulen duke biseduar se si Pece Grujevski të vijë në krye të LSM-së edhe krahas asaj që nuk ka mbështetje në bazë të kritereve”, tha Risto Ajtov, kryetar i Sindikatit për mbrojtje.

Kongresi i jashtëzakonshëm në të cilin duhet të zgjidhet pasardhësi i Mitrevskit është caktuar për më 11 nëntor në Ohër./Telegrafi/