Ekspertët e komunikimit thonë se është shqetësues jo vetëm përdorimi i tepërt i internetit nga ana e personave të mitur, por dhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve gjatë shfrytëzimit të internetit nga ana e grupmoshave gjithnjë e më të vogla.
Sipas të dhënave që i ka publikuar Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE), vetëm 10 për qind e amvisërive në Maqedoni me persona minoren kanë instaluar program për kontrollin e fëmijëve gjatë shfrytëzimit të internetit.
Madje më shumë se gjyma e qytetarëve të anketuar të AKE përkatësisht 58 për qind e prindërve që kanë fëmijë të cilët shfrytëzojnë internetin, nuk janë koshient se ekziston program për kontrollin e shfrytëzimit të internetit për ti mbajtur fëmijët e tyre të sigurt gjatë shfrytëzimit të internetit.
Bojan Kardallov, ekspert për çështje të komunikimit elektronik, për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet arsimore, familja, organizatat e ndryshme, biznesi dhe gjithë shoqëria në përgjithësi duhet të promovojnë gjithnjë e më tepër rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë e fëmijëve.
“Nevojiten më shumë fushata për ndërgjegjësimin për rreziqet që sjell një përdorim i pakontrolluar i internetit, fushatat nuk duhet të aktualizohen vetëm në ditë të caktuara, por ato duhet të zhvillohen në mënyrë permanente dhe jo vetëm në ambientet e shkollës, por në media, si dhe përmes formave të ndryshme të komunikimit“.
“Duhet të ngrihet vetëdija për rreziqet nga përdorimi i pakontrolluar i internetit që nga klasat e ulëta të procesit edikuativo-arsimor,” thotë Kardallov.
Nga ana tjetër, Sadik Emro, ligjërues i shkencave të komunikimit në Universitetin e Tetovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se duhet gjetur mekanizma që edhe të rriturit të edukojnë vetveten, në mënyrë që të mund të ndihmojnë edhe fëmijët e tyre.
“Komunikimi mes gjeneratave po tkurret. Të rinjtë nuk gjejnë tema të përbashkëta me prindërit e tyre përkatësisht nuk flasin me të njëjtën gjuhë. Që tani shumë sociolog dhe ekspertë të komunikimit social kanë shprehur shqetësimin mes mungesës së komunikimit mes prindërve dhe të themi ashtu rinisë kompjuterike. Të rriturit gjithnjë e më pak e njohin gjuhën kompjuterike e cila po zhvillohet me hapa gjigant dhe në këtë mënyrë e humbasin kontrollin ndaj fëmijëve”, thotë Saik Emro.
Sociologët thonë se në shekullin 21 është e kuptueshme se përdorimi i internetit bëhet pjesë e pashmangshme e procesit edukativo arsimor dhe si i tillë ai është bërë shumë i rëndësishëm ndërkohë që theksojnë se interneti posedon më shumë kurthe që pengon zhvillimin e shëndoshë psiko-social të fëmijëve veçanërisht kur ai përdoret në formë të pakontrolluar
Gjogj Tonocski, sociolog, thotë se interneti ndikon dhe në manifestimin e sjelljeve agresive te fëmijët dhe i bën gjithnjë e më shumë josocial ata.
“Agresiviteti tek fëmijët shfaqet jo vetëm për shkak se ata ekspozohen ndaj përmbajtjeve agresive, por edhe nga lodhja e tepërt“.
“Kuptohet se fëmijët lodhen kur ata janë të ekspozuar në ekranet e telefonave celularë apo ekranet e kompjuterëve me orë të tëra dhe njëkohësisht ata humbasin kontaktin me realitetin që i rrethon”, thotë për Radion Evropa Lirë Gjorgji Tonovski, sociolog.
Së fundmi, ekspertët thonë se është shumë shqetësues dhe fakti se të miturit gjatë komunikimit të tyre shpesh përdorin shkurtime fjalësh, gjë që në masë të madhe ka ndikuar edhe në varfërimin e fjalorit gjuhësor si dhe përdorimin korrekt të gjuhës.
Po sipas të dhënave nga Agjencia për Komunikime Elektronike në Maqedoni qasje në internet në shtëpi kanë 84.5 për qind , ndërsa shfrytëzues të internetit janë 76.8 për qind e popullatës
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur