Maqedoni: Për 3-4 vite është shuar një klasë e tërë me fëmijë nga aksidentet
Qarkullimi i automjeteve në afërsi të shkollave dhe çerdheve duhet të realizohet me kujdesin më të madh. Statistikat e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK), flasin se viteve të kaluara pjesë e aksidenteve në komunikacionin rrugor janë edhe fëmijët e mitur, shkruan Koha.
Fushata e fundit edukative e iniciuar nga KRSK e titulluar “Shkëlqyeshëm (5) – nëse kujdesesh për fëmijët në rrugë”, kryesisht ju dedikohet prindërve dhe shoferëve si kujdestar më të shpesh të nxënësve dhe parashkollorëve. Të dhënat e publikuara nga ky Këshill tregojnë se fëmijët nën moshën 12 vjeçare, nuk kanë aftësi të mjaftueshme të vlerësojnë largësinë e veturës dhe kohën e mjaftueshme për kalimin e rrugës. Një situatë e tillë më tepër e komplikon edhe fakti se jo rrallë herë fëmijët e kësaj moshe dinë të jenë të pakujdesshëm dhe temperament.”
Fëmijët përfshihen në grupin e pjesëmarrësve të rrezikuar në komunikacionin rrugor. Mungesa e përvojës dhe mos dija për rregullat në komunikacion paraqet rrezik për jetët e tyre. Kësisoj, kujdesi i shoferëve për lëvizjen e sigurt të tyre duhet të jetë në shkallet më të lartë të vetëdijes”, thonë nga KRSK-ja. Përgjegjësi më të madhe për jetën e fëmijëve në komunikacion pa dyshim se kanë prindërit. Duke e përmendur kornizën ligjore nga Këshilli në fjalë theksojnë se fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk duhet të ulen në karrigen përparme të shoferit. Një praktikë e tillë nuk duhet të zbatohet as atëherë kur udhëtimi nga shtëpia drejtë shkollës është i shkurtë.
”Nevoja për të realizuar kësi lloj fushata për siguri më të madhe ndaj fëmijëve në komunikacionin rrugore buron nga fakti se vetëm gjatë vitit 2015, nëntë fëmijë të moshës katër vjeçare e kanë humbur jetën në aksidente rrugore, gjegjësisht gjatë kësaj periudhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 13 fëmijë të moshës pesë deri në tetëmbëdhjetë vjet. Ky trend negativ ka vazhduar edhe gjatë vitit 2016 ku jetën e kanë humbur gjithsej 13 fëmijë nga mosha pesë deri në nëntëmbëdhjetë vjet. Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe gjatë vitit të kaluar. Duke u bazuar në këto statistika vijmë në përfundim se në Maqedoni për një periudhë tre-katër vjeçare jetën e ka humbur një klasë e tërë më fëmijë, që paraqet një humbje e pazëvendësueshme për familjet dhe shoqërinë në përgjithësi”, thonë nga KRSK.
Fushata sensibilizuese “Shkëlqyeshëm 5”, siç njoftojnë nga KRSK do të vazhdojë të zhvillohet edhe gjatë periudhës në vijim. Krijimi i një sistemi të vlerash shoqërore në të cilën kultura në komunikacion, etika, qasja dhe shprehitë e njerëzve do të zënë vende të posaçëm paraqet mënyrën më efikase për përmirësimin afatgjatë të sigurisë në komunikacion.
Qëllimi i këtyre fushatave sipas KRSK është edukimi dhe informimi i pjesëmarrësve në komunikacion, në këtë rast prindërve, shoferëve dhe fëmijëve për rregullat që duhet respektuar gjatë kohës kur ato gjenden në rrugë.
“Çdo gabim dhe çdo mos njohje e kanë çmimin e vet, por mos dija dhe gabimet në komunikacionin rrugore kushtojnë jetë njerëzish. Koha e fundit është që të gjithë ne si shoqëri dhe çdonjëri individualisht të merë përsipër përgjegjësinë e tij dhe të kontribuoj në rritjen e sigurisë komunikacionin rrugore. Tash varet prej nxënësve se vallë do ta meritosh notën pesë për shofer”, thuhet në moton dhe porosinë e kësaj fushata që pritet realizohet gjatë javëve në vazhdim.
Ndryshe, prej rrugëve më të frekuentuara në Shkup, siç njoftojnë institucionet shtetërore padyshim se janë bulevardet “Cvetan Dimov” dhe “Nikolla Karev”. Përgjatë këtyre akseve që pjesërisht shtrihen edhe në territorin e Komunës së Çairit, funksionojnë edhe dy shkolla fillore, siç janë “Liria” dhe “Kongresi i Manastirit”. Ndonëse në afërsi të këtyre institucioneve edukativo arsimore ekzistojnë mbikalime për lëvizjen më të sigurt të fëmijëve, fatkeqësisht ato pak shfrytëzohen nga nxënësit dhe këmbësorët tjerë./Koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia e Kosovës gjatë një operacioni policor gjenë dy bunkerë dhe armë zjarri
Sekuestrohen çeqe me vlerë 1 milion dollarë, arrestohen dy italianë në Han të Hotit
IKD: Kuvendi me vendimmarrje kundërkushtetuese, mungoi transparenca e pati gjuhë joparlamentare
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre