LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, paralajmërohet ngrirja e çmimeve edhe për produkte tjera përveç bukës

Maqedoni, paralajmërohet ngrirja e çmimeve edhe për produkte tjera përveç bukës
Foto: Ilustrim

Qeveria e RMV-së ka bërë obligim që furrtarët të prodhojnë dhe të bëjnë shpërndarjen e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, ndërsa tregtarët të furnizohen dhe ta shesin.

Qeveria gjithashtu i ka obliguar prodhuesit që buka mos të shitet më shumë se 33 denarë në mbledhjen e fundit qeveria gjithashtu ka vendosur që tregtarët të cilët paraqesin persona fizik apo juridik, që janë regjistruar për kryerje të veprimtarisë tregtare në regjistër adekuat në pajtim me ligjin, në përputhje me vendimin qeveritar, kanë për obligim në strukturën e furnizimit ditor të të gjitha llojeve të bukës, të furnizohen dhe të shesin së paku 80 për qind të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nuk do të lejojnë përfitime në kurriz të qytetarëve.


“Të fitohet në kurriz të qytetarëve tani kur të gjithë duhet të tregohemi solidar, për mua është shumë e pakuptimtë dhe më e keqja që mund ta bëjë një kompani. Nga ana tjetër kemi kompani që janë të përgjegjshme dhe po i kryejnë punët e tyre sipas rekomandimeve dhe vendimeve të qeverisë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri sqaroi se në ministrinë e Ekonomisë po bëhen analiza edhe për çmimet e prodhimeve tjera dhe në të ardhmen mund të ketë ngrirje të çmimeve edhe të produkteve tjera elementare.

Ndërkaq, Inspektorati Shtetëror i Tregut edhe gjatë ditës së djeshme ishte në terren për të parë se sa respektohet ky vendim, dhe nga atje njoftojnë se kanë vendosur gjobat e para për mosbindje ndaj vendimit.

Në 234 kontrolle të kryera nga inspektorët, janë konstatuar parregullsi në tri kompani nga Shkupi dhe një nga Kumanova që shisnin bukë me çmim më të lartë se 33 denarë. Inspektorët kanë shqiptuar gjoba prej mbi 300.000 denarë ndaj këtyre kompanive./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori