LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pagesë e përhershme për prindin e papunësuar që është kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta

Maqedoni, pagesë e përhershme për prindin e papunësuar që është kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se “me reformën sociale avancohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta, por edhe personat që kujdesen për to. Tani theks i veçantë do t’i kushtohet shërbimeve që përmirësojnë mbështetjen dhe kujdesin, por edhe që do ta rrisin pavarësinë e personave me nevoja të veçanta dhe përfshirjen e tyre në shoqëri”.

“Vendosim pagesë të përhershme për prindin, që është kujdesur për fëmijën me nevoja të veçanta deri në moshën 26 vjeçare pa e dërguar në institucion. Të drejtë pagese kanë prindërit që janë të papunësuar dhe që nuk përdorin të drejtën e pensionit. Shtesën do të mund shfrytëzojë pas mbushjes së moshës 62 vjeçare për gratë, respektivisht 64 për burrat”, thonë nga MPPS, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se me ligjin e ri zhvillohet shërimi për lehtësimin e kujdesit familjar që siguron kujdes të përkohshëm për anëtarët e familjes për shkak të pushimit, nevojave personale dhe profesionale për anëtarët që kujdeset për to.

Në fund ata shtojnë se Qeveria punon në avancimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta dhe plotësisht i ka parasysh rregullat e Konventës të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, posaçërisht rregullat e tyre për jetë të pavarur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori