LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Paditet një shtetas i Kosovës, akuzohet për tregti me emigrantë

Maqedoni: Paditet një shtetas i Kosovës, akuzohet për tregti me emigrantë

Qendra Rajonale për Punë Kufitare ka ngritur padi penale kundër personit K.R. (34) nga Kosova për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “tregti me emigrantë”.

Siç njoftojnë nga MPB e Maqedonisë, gjykatësi ka urdhëruar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.


“Më 20 prill 2019, në autostradën Gjevgjeli-Shkup, pas hyrjes së quajtur Smokvica, në automjetin e drejtuar nga i dyshuari, policia ka gjetur 58 emigrantë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.