Punëtorëve në ndërtimtari, atyre që punojnë si rrobaqepës, apo të tjerë që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë para kompjuterëve, nuk u paguhen orët shtesë të punës, shkruan gazeta KOHA.
Me këtë situatë, sipas pohimeve të sindikatave, por edhe të vetë punëtorëve, thuhet se ballafaqohen pjesa dërmuese e krahut të punës në Maqedoni. Sektorët më të prekura në shoqëri që vuajnë nga kjo padrejtësi mendohet të jenë ndërtimtaria, tregtia, industria e tekstilit, por një situatë e ngjashme mund të vërehet edhe në veprimtaritë tjera të punës. Përpos sektorit privat, orët shtesë të punës i tejkalojnë edhe nëpunësit shtetëror dhe ato publik. Kështu që, në listën e institucioneve ku orët e punës janë më të gjata se të zakonshmet hynë policia e pyjeve, ajo e gjykatave dhe gardianët e burgjeve.
Lidhur me këtë çështje, nga Sindikata e të punësuarve në gjyqësor (SPGJ), thonë se pagesa e punës gjatë festave apo punës në fundjavë, më herët është realizuar në pajtim me Marrëveshjen kolektive, me çka ky kompensim ka arritur deri në 150 për qind nga mëditja e orëve të punës. Sekretari gjeneral i SPGJ-së, Tërpe Deanovski, thotë për KOHA se për momentin – kjo marrëveshje nuk respektohet, posaçërisht kur bëhet fjalë për nëpunësit gjyqësor, kështu që pagesa e orëve shtesë bëhet në bazë të Ligjit për shërbim gjyqësor dhe arrin vlerën e 50 për qindëshin të mëditjes së një nëpunësi. Fakti më problematik, sipas tij, qëndron në tërë grupin e ligjeve që e rregullojnë marrëdhëniet e punës në administratën publik (Ligji për shërbim gjyqësor,
Ligji për punëtorë administrativ dhe Ligji për ekzekutimin e sanksioneve), ku thuhet se për orët shtesë të punës një punëtori fillimisht duhet t’i ofrohen ditë të lira të punës. Andaj, siç thekson Deanovski, numrit më të madh të punëtorëve kjo rregull nuk ju konvenon, dhe kërkesa e tyre është që në vend të ditëve të lira atyre t’ju paguhet orët shtesë.
“Gjendja në terren është shumë më e keqe. Në institucionet shtetërore dhe ato publike orari shtesë i punës shumë rrallë paguhet. Manipulime bëhen gjithandej, respektivisht në vend të pagesës të të gjitha orëve shtesë, në fund të muajit pas dhënies së rrogave bëhen kalkulime të ndryshme, me çka punëtori çdo herë pranon një shumë më të vogël nga ajo që ka punuar”, thotë Deanoski.
Sidoqoftë, një pjesë e të punësuarve marrin guximin dhe denoncojnë këto parregullsi në sindikatë. Numrin më të madh të këtyre ankesave e përbën policia gjyqësore, të cilët në disa raste kanë ngritur padi para gjykatave përkatëse dhe i kanë vërtetuar parashtresat e tyre. Nga ana tjetër, në Inspektoratin shtetëror të punës brenda viti dorëzohen mbi 2500 ankesa nga ana e të punësuarve, të cilët kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të punës në sferat e ndryshme.
Mosdhënia e pagës mujore, shtesave dhe kompensimeve, orari i punës, pushimet dhe të drejtat tjera, e përbëjnë numrin më të madh të ankesave që punëtorët i dorëzojnë këtij institucioni. Përkitazi me këto parashtresa, inspektorët e këtij institucioni realizojnë kontrolle në firmat apo institucionet e apostrofuara. Në rast të konstatimit të ankesave që i dorëzojnë punëtorët, inspektorët e urdhërojnë institucionin (firmën) që në afat sa më të shkurtër t’i përmirësojnë parregullsitë e konstatuar, gjegjësisht mos marrja parasysh e detyrimeve pason me padi për kundërvajtje. Nga Inspektorati i punës kanë bërë të ditur se brenda një muaji ato realizojnë deri në 40 kontrolle, që nënkupton se gjatë një viti ky organ i rëndësishëm shtetëror realizon mbi 25 mijë kontrolle.
Njëri prej udhëheqësve të këtij inspektorati, Zllate Stojanovski, ka bërë të ditur se ankesat ndryshojnë nga rajoni në rajon.
“Logjikisht në vendet më të vogla, ku numri i firmave është më i vogël, edhe ankesat e punëtorëve janë të më vogla. Ndërsa, ekzistojnë parashtresa që janë anonime. Praktika e deritashme ka dëshmuar se punëtorët vendosin të ankohen pasi që t’i kenë përfunduar marrëdhënien e punës”, thekson Stojanovski.
Mes tjerash, ai shton se Ligji për marrëdhënie pune, kur përmendet shtesat që duhet t’i jepen një punëtori në fund të muajit, janë të qarta.
Në bazë të marrëveshjes kolektive që buron nga ky ligj, në sektorin privat është e paraparë që rroga bazë për një orë të rritet deri në 35 për qind për orë shtesë, po ashtu përqindja e njëjtë është e paraparë edhe për punën e natës. Puna me tre ndërrime parasheh pagesë të orës shtesë deri në pesë për qind më tepër. Ndërkaq, puna në ditë të fund javës paguhet deri në 50 për qind më tepër. Për mosrespektimi i këtyre dispozitave parashihet gjobë deri në 3 mijë euro për punëdhënësin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht